Një tjetër ndeshje në Serie A rrezikon të shtyhet si pasojë e Covid-19.
Sipas mediave italiane, derbi mes Juventusit dhe Napolit rrezikon të ndërrojë datë për shkak të përhapjes së vales së re të COVID-19.
Varianti Omicron ka bërë që masat të ashpërsohen në gjithë Evropën javëve të fundit dhe bota e futbollit nuk gjen dallim.
Ndeshja ishte në program më 6 janar, pas pauzës së Krishtlindjes, por tani ka mundësi që ndeshja të shtyhet.