Liverpool kërkon pikë të plota

Futboll

Liverpool kërkon pikë të plota

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 11:51
Liverpool kërkon pikë të plota

Liverpoolin e pret një punë e vështirë sonte në Premierligë.

“Reds” do ta vizitojnë Leicester Cityn, në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit anglez.

Mohamed Salah me shokë kanë nevojë për fitore për ta ndjekur nga pas liderin Manchester City.

Aktualisht, “Të Kuqtë” i kanë gjashtë pikë më pak se “Citizens”, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ata e ndajnë vendin e dytë me Chelsean.

Prandaj, ekipi i Jurgen Kloppit duhet të fitojë gjithsesi sonte për t’u afruar në tri pikë.

Por, gjiganti anglez s’do të ketë punë aspak të lehtë pasi Leicesteri është i papërshtatshëm në shtëpi.

Madje, ky ekip e rrezikoi përkohësisht fitoren e Cityt në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat