Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Ferran Torres por zyrtarizimi po vonon.
Nga mediat spanjolle kanë filluar të raportojnë për vonesën e zyrtarizimit, por tashmë po zbulohen edhe detaje të reja.
Thuhet se zyrtarizimi nga faqja zyrtare e Barcelonës po vonon për faj të La Liga dhe jo për shkak të Manchester City.
Katalanët janë duke negociuar me krerët e La Liga që të mund të regjistrojnë kartonin e spanjollit.
Mbetet të shihet se sa kohë do të marrë La Liga për t’u pajtuar për transferimin e Ferran.