Mesfushori Rafinha ka treguar prapaskenat për huazimin te Real Sociedad.
Ish mesfushori i Barcelonës kaloi dje te Sociedad, duke iu bashkuar nga PSG-ja në formë huazimi për gjashtë muaj.
Rafinha ka treguar se arsye kryesore pse vendosi ta kompletonte këtë transferim ishte projekti i skuadrës spanjolle.
“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që arrita në këtë klub që ka bërë gjëra të mira. Ky projekt dhe uria që kanë për të fituar më emocionon, të arrijë gjëra të bukura”.
“Jam shumë i lumtur dhe mirë fizikisht”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Rafinha pritet të jetë gati sapo të nis pjesa e mbetur e sezonit.