Barcelona ka njoftuar se ka nënshkruar me Ferran Torres nga Manchester City, në një marrëveshje prej 65 milionë euro, përfshirë bonuset.
Përfaqësuesi i Spanjës Torres nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Barcelonën të marrën.
Në marrëveshjen e tij me Barçën përfshihet edhe një klauzolë e lirimit të tij prej 1 miliard euro, e ngjashme me ato të Pedrit dhe Ansu Fatit.
21-vjeçari do të prezantohet si lojtar i ri i Barcelonës të hënën më 3 janar.
Barcelona i detyrohet Manchester Cityt 55 milionë euro për blerjen e Torresit, plus 10 milionë euro të tjera bonuse.
Torres kishte kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2025, por i kërkoi klubit ta lejonte t’i bashkohej Barcelonës.
Këtë sezon, ai i zhvilloi vetëm pesë ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolës, duke i shënuar tri gola. Sezonin e kaluar, të parin për të në Premierligë, ai i shënoi 11 gola në 30 paraqitje.
Torres është blerja e parë e Xavit në stolin e Barcelonës dhe transferimi i dytë pas Dani Alves, i cili në fillim të muajit u kthye në Camp Nou si lojtar i lirë deri në fund të këtij sezoni.
Xavi ka qenë në nevojë dëshpëruese për ta përforcuar sulmin, pasi Sergio Aguero u detyrua të pensionohej shkaku i telasheve më zemrën dhe lëndimeve të gjata të Ansu Fati, Martin Braithwaite dhe Ousmane Dembele.