Rritet numri i futbollistëve të infektuar me koronavirus te Barcelona.
Jordi Alba ka rezultuar pozitiv në testin e kryer dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Mbrojtësi i majtë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa bëhet futbollisti i tretë i ekipit katalanas që infektohet nga Covid-19. Një ditë më parë dolën pozitivë Dani Alves dhe Clement Lenglet, dy mbrojtësit e tjerë të skuadrës së Xavit.
Të gjithë lojtarët iu nënshtruan tamponëve pas rikthimit nga pushimet e Krishtlindjes dhe rezultatet konfirmuan pozitivitetin e tre prej tyre.