Vjen edhe zyrtarizimi nga Partizani për Dajën

Futboll

Vjen edhe zyrtarizimi nga Partizani për Dajën

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Vjen edhe zyrtarizimi nga Partizani për Dajën

Vjen edhe zyrtarizimi nga Partizani për Dajën!

Ishte e bërë e ditur prej ditës së djeshme, megjithatë sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i Partizanit për mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Ilir Daja.

Në komunikatën zyrtare të të kuqve në rrjetet sociale, theksohet se palët kanë ndarë rrugët me konsensus, ndërsa kryeqytetasit kanë falenderuar Dajën për punën dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe në klub.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Kujtojmë se ky sezon nuk po shkon sipas parashikimeve për Partizanin me të kuqtë që janë 15 pikë larg Tiranës kryesuese, ndërsa edhe disfata e fundit në derbi ndaj bardhebluve, ndikoi në vendimin e të dyjave palëve për të mos vazhduar më së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat