Karim Benzema është futbollist i padiskutueshëm për Carlo Ancelottin.
Trajneri i Real Madridit është i gatshëm të heq dorë nga transferimi i Erling Haalandit, vetëm për ta konfirmuar si titullar sulmuesin francez.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “El Nacional”.
“Los Blancos” shihen si njëri prej klubeve që e duan sulmuesin e Borussia Dortmundit.
Mirëpo, trajneri italian nuk dëshiron ta lë në bankinë Benzeman, i cili po kalon nëpër një formë jetësore.
Me këtë rast, Reali mund të shkojë me planin B.
Në fakt, “Mbretërit” mund ta kërkojnë sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Mirëpo, “Viola” për të i kërkon hiç më pak se 80 milionë euro.
Vlahovic mund të përmirësohet duke luajtur me Benzeman dhe duke marrë këshilla nga veterani i sulmit francez.