Rubin Hebaj nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Sulmuesi ka njoftuar ndarjen me këtë skuadër dhe pritet që të rikthehet sërish në Superiore. Pikërisht në skuadrën e fundit që dha kontributin e tij, Teuta.
Durrsakët po vuajnë në pjesën e sulmit, teksa Koumbemba rezultoi si dështim i madh, por edhe Gjeorgjiev është përmendur disi vetëm në ndeshjet e fundit.
Siguria nuk ekziston dhe për këtë arsye Hebaj shihet si përforcimi ideal pasi ishte pjesë e grupit që shpalli kampion Teutën.