Të qenit futbollist ka shumë benefite, ku normalisht të ardhurat që merr të japin mundësinë të bësh praktikisht gjithçka që dëshiron. Një ndër ata lojtarë që e shijon karrierën e tij është Nejmar.
Braziliani ka blerë një shtëpi në vendlindjen e tij me vlerë 2.5 milionë euro.
Vila është super luksoze, ku përveç një garazhi gjigant, ka gjithashtu dhe një pishinë.
Një video e vilës së tij ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ku fansat janë shumë kureshtarë për të parë se ku do të qëndrojë 29 vjeçari me familjen e tij.