Mesazhi i parë i Ferran Torres si lojtar i Barçës

Futboll

Mesazhi i parë i Ferran Torres si lojtar i Barçës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Mesazhi i parë i Ferran Torres si lojtar i Barçës

Ferran Torres është tashmë një lojtar i ri i FC Barcelona. Ish-sulmuesi i Manchester City bëhet nënshkrimi i dytë për këtë merkato dimërore pas Dani Alves, pas marrëveshjes që kanë arritur Barça dhe Manchester City.

Pasi zyrtarizoi nënshkrimin e tij, Barça ka postuar një video në të cilën ndërkombëtari i La Roja dërgon mesazhin e tij të parë si lojtar i Barçës. “Përshëndetje culés, jam shumë i lumtur të njoftoj se sot po i bashkohem këtij klubi të madh.

Do të jetë krenari të vesh ngjyrat e kësaj fanelle. Shihemi shumë shpejt“, thotë Ferran Torres.

Sulmuesi  do të prezantohet të hënën e ardhshme në Camp Nou, në një ceremoni me dyer të hapura. Klubi ka njoftuar se do të hapë dyert në orën 10 të mëngjesit. Prezantimi i tij do të bëhet në orën 11 të mëngjesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat