Fusha e futbollit në Llukar ka qenë fushë e rezistencës në vitet e 90-ta (1991-1999) kundër okupatorit serb.
Fushë që mblidhte mbi 7-8 mijë shikues në derbit e mëdha të rrethanave të asaj kohe, ku ndeshjet si vendas i luante klubi me renome Prishtina, Shkëndija dhe Dardania e Llukarit, si dhe disa ekipe tjera.
Blerim Krasniqi, veprimtar sportiv e trajner basketbolli, çuditet se si kjo fushë është lënë në harresë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/28/auto_270255104_4710918758985851_6660499184936815879_n1640704335.jpg)
Blerim Krasniqi
“Kjo foto që po e shiheni, është fusha e futbollit ku ka mbijetuar futbolli ynë në vitet më të vështira të historisë tonë si popull.
Kjo fushë është në Qamërli, në fshatin Llukar.
Si është e mundur që pas mbijetesës dhe çlirimit nga okupatori serb, kurrë më mos të interesohet dikush?
Për këtë fushë në këtë vende historik!?
Unë mundem të kuptoi me keqardhje se historinë tonë të lavdishme serbi është dhe ende mundohet me mish e me shpirte, ta fshij në tërësi!
Por të lënë në harresë zyrtarët e shtetit dhe ministrat sportivë të Kosovës po ashtu edhe te federatës së futbollit, është absurd dhe shumë rëndë.
Nuk iu kujtua askujt!? Po bëhen plote 22 vite pas luftës dhe as një cent investime dhe një të vetmen vizitë, një ‘Maket’ përkujtimore.
Tmerr.
Apo dy vargje të shkruhen për këtë vend të shenjët të futbollit dhe futbollistëve, që sakrifikuan dhe rrezikuan jetërat e tyre në këtë fushë.
Ajo çka me brengos si s’met fshat e skutë pa u ndërtua nga një fushë futbolli nëpër tërë Kosovën (ku unë si punëtor sportiv i komplimentoi) vetëm kjo mbeti në gjendje të mjerë.
Mos e fshini historinë ekzistuese, se ju do jeni ata të cilët nuk do kini me çka me u mburrë të trashëgimtarë tanë, se si iu kundërvëmë serbit në vitet më të vështira të ekzistencës tonë, në këtë rast të futbollit dhe futbollistëve”, ka shkruar Krasniqi.