Ish kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Naville thotë se do donte të shihte Mauricio Pochettinon në krye të “Djajve të Kuq”.
Ralf Rangnick është trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, derisa ka disa emra që lidhen me stolin e United pas fundit të këtij edicioni.
Mirëpo, Neville e do Pochettinon në krye, ngase mendon që është i duhuri për ta ngritur skuadrën në nivel tjetër.
“Do të doja Mauricio Pochettinon si trajner i ardhshëm, sepse ka eksperiencën në ligë, luan futbollin e duhur, duket që është momenti i duhur, tani është duke menaxhuar yjet e mëdhenj dhe personalitetet, gjë që do t’i ndihmojë”.
“Gjithmonë më ka pëlqyer dhe e kam dashur mënyrën si ka operuar. I përshtatet klubit, punon me lojtarë të rinj, nxjerrë më të mirën nga lojtarët, është trajner i mirë dhe punon mirë me njërzit në klub”.
“Për mua do ishte ai, por ka punë në PSG dhe nëse ia del mirë, ata nuk do e lejojnë të largohet”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Man United dje mori një barazim te Newcastle United.