Pas Dani Alves dhe Ferran Torres, Barcelon mund të realizojë edhe goditjen e tretë dhe të fundit të merkatos së janarit.
Pozicioni që drejtuesit e klubit duan të përforcojnë duket se është ai i qendërmbrojtësit, me njërin mes Umtiti dhe Lenglet që do të largohen.
Dy hipoteza vijnë nga Londra, më saktësisht nga Chelsea, dhe çojnë tek emrat e Cesar Azpilicueta dhe Andreas Christensen, të dy me kontratën në skadencë në fund të sezonit.
Emri i tretë, sipas Mundo Deportivo-s, është ai i Luiz Felipe-s të Lazio-s: edhe kontrata e bardhekaltrit skadon në qershor dhe Barça mund të përfitojë nga kjo situatë për të bërë një tentativë në janar.
Për lojtarin interesohet edhe Betis.