Telashe për Spallettin

Futboll

Telashe për Spallettin

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:46
Telashe për Spallettin

“Hirving Lozano ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një tamponi molekular të bërë në Meksikë. Futbollisti, i cili është i vaksinuar, është asimptomatik dhe do të qëndrojë në izolim në shtëpinë e tij”.

Ky është lajmërimi i bërë nga Napoli në rrjetet sociale për sulmuesin e tij. Pas infektimeve të Fabian Ruiz dhe Insigne, edhe meksikani ndalet nga Covid dhe vë në vështirësi Spalletti-n.

Mes lojtarëve të ndalur nga Covid, atyre nga dëmtimet dhe atyre që do të mungojnë për shkak të Kupës së Afrikës, për sfidën e 6 janarit kundër Juventus-it, e para e kampionatit në vitin 2022, Spalletti rrezikon të mos ketë shumë zgjedhje në dispozicion.

Kjo është situata aktuale e Napoli-t:

Koulibaly i dëmtuar – Kupa e Afrikës

Osimhen i dëmtuar – Kupa e Afrikës

Anguissa Kupa e Afrikës

Ounas Kupa e Afrikës

Insigne Covid

Fabian Ruiz Covid

Lozano Covid

Mario Rui i skualifikuar

Formacioni i mundshëm i Spalletti-t për Juventus-Napoli

Për shkak të këtyre mungesave të shumta (8), ja cili mund të jetë formacioni i mundshëm i Napoli-t kundër Juventus-it:

(4-2-3-1) Ospina; Malcuit, Rrahmani, Juan Jesus, Di Lorenzo; Demme, Lobotka; Politano, Zielinski, Elmas; Mertens.

Në stol mund të jenë të pranishëm vetëm dy portierët Meret dhe Marfella, më pas Ghoulam, Zanoli dhe Petagna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat