Futbollisti i SC Napolit po përballet me një problem në rrjetet sociale.
Kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit i është hakuar faqja në Facebook me 80 mijë ndjekës.
Faqes së tij i është ndërruar emri, por ‘META’ ka marrë menjëherë masat dhe e ka bllokuar përkohësisht këtë faqe.
Kjo më herët i ka ndodhur edhe disa futbollistëve tjerë.