Futbollisti i klubit nga Anglia, Epsom & Ewell shkaktoi një incident gjatë ndeshjes ndaj Dorking Wanderers Reserves, ku goditi me grushta gjyqtarin.
Videoja shkoi viral në rrjet, me fansat që kërkuan që lojtari i përfshirë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, t’i ndalohej të luante përgjithmon.
Dy orë më vonë, klubi Epsom & Ewell lëshuan një deklaratë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se lojtari u përjashtua nga klubi, , transmeton Insporti. “Epsom dhe Ewell Football Club kërkojnë falje për zyrtarët dhe lojtarët e sotëm të Dorking”, shkruhej në deklaratën në Twitter.
“Ne nuk do ta tolerojmë këtë sjellje në klubin tonë dhe jemi të tronditur nga skenat në ndeshjen e sotme.
“Lojtari në fjalë është liruar nga klubi me efekt të menjëhershëm.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Dorking për mikpritjen e tyre sot dhe të kërkojmë falje përsëri për ndeshjen e sotme. Ky lloj veprimi nuk ka vend në futboll apo shoqëri".