Komentatori sportiv, Andin Lokaj, ka fjalë të mëdha për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lokaj ka shkruar për Ademin, i cili synon ta rikthejë një objekt të shkatërruar të futbollit në Banullë të Lipjanit.
“Kryetari i FFK-së Agim Ademi në bashkëpunim edhe me një vendbanim të harruar moti nga Politika, del me idenë e re për ndihmën dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.
99 vjet shfrytëzim. Allo 99 vjet nën ombrellën e Federatës së futbollit.
Do të jetë privilegj për Lipjanin të ketë një shkollë të tillë, ngase prej aty do të defilojnë yje e legjenda Shqiptare, europiane e botërore, si ligjërues e çka jo tjetër.
Por ajo që është më e rëndësishme nga të gjitha.
4-5 Presidentët e ardhshëm të FFK-së ( brenda periudhës 99 vjet) do të mburren nga kjo ide e Kryetarit aktual të futbollit tonë”, ka shkruar Lokaj.