Agim Ademi me Sahitin lajm edhe në Serbi! Kjo nuk u prit mirë

Futboll

Agim Ademi me Sahitin lajm edhe në Serbi! Kjo nuk u prit mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:18
Agim Ademi e Emir Sahiti

Emir Sahiti ka bërë hapin më të duhur duke iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.  

Futbollisti i Hajdukut nga Spliti, Emir Sahiti dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u bë lajm edhe në mediat në Serbi. Lajm që nuk u prit mirë në Serbi, sidomos Sahiti që iu bashkua Kosovës, duke shkaktuar një revoltë të disa serbë me mendësi primitive. 

“Sulmuesi i Hajdukut nga Spliti, Emir Sahiti, ka vendosur që në të ardhmen të luajë për të ashtuquajturën Kombëtare të Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës së vetëshpallur, Agim Ademi, Sahiti ka nënshkruar një letër që i mundëson që në të ardhmen ta veshë fanellën e kësaj përzgjedhjeje.

Emiri ka lindur në Zemun në vitin 1998 dhe prindërit e tij janë nga Medvegja.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për Trepçën, Rabotniçkin, Shibenikun dhe Hajdukun nga Spliti. Ai kaloi përzgjedhjet më të reja të Shqipërisë, për të cilën ka bërë 11 paraqitje dhe shënoi dy gola”, shkruan me gjuhë primitive një pamflet serb “Kurir”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat