Vetëm heroizimi i Sanchez i mohoi historinë sulmuesit shqiptar

Futboll

Vetëm heroizimi i Sanchez i mohoi historinë sulmuesit shqiptar

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:47
Armando Broja

Armando Broja sot nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen e Sauthempton ndaj Totenhem dhe u desh të hynte në lojë vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës.

Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje për të administruar barazimin. Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës.

Ai shpërtheu në krahun e djathtë pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris.

Por ndërhyrja e Sanchez devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Konte t’i gëzohej një rekordi historik pasi u bë trajneri i parë i Totenhemit që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat