Ndryshe nga shumica e klubeve që prej vitesh kanë punuar në fazën kryesore të përgatitjeve dimërore në Antalia, Renova tradicionalisht stërvitet në Ohër.
Skuadra e trajnerit Qatip Osmanit do të përgatitet në Ohër edhe këtë dimër nga data 20 janar deri më 2 shkurt.
Gjatë qëndrimit pranë Liqenit të Ohrit, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore, si me Struga Trim Lum më 21 janar dhe Voska Sport më 29 janar.
Ndryshe bëhet e ditur se pjesa pranverore e sezonit aktual nis më 12 shkurt dhe Renova do ta ketë sfidën në Shkup më 5 shkurt kundër Rabotniçkit.
Sa i përket transferimeve, deri më tani nuk ka asgjë të re në këtë klub, ka mbetur vetëm Argjent Gafuri që kaloi te Voska Sport, të gjithë lojtarët e tjerë janë nën kontratë.