Schmeichel priti penalltinë e Salah, Liverpool mposhtet në Leicester 

Futboll

Schmeichel priti penalltinë e Salah, Liverpool mposhtet në Leicester 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:52
Schmeichel priti penalltinë e Salah, Liverpool mposhtet në Leicester 

Leicester City arkëton tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Liverpoolit, në takimin e javës së 20-të në Premier League.

Në minutën e 15-të, Salah pengohet në 16-sh, ndërsa gjyqtari akordon penallti. 

Portieri Kasper Schmeichel u tregua trim i vërtetë, duke e pritur penalltinë e Mohamed Salah, megjithatë topi i rikthyer goditet me kokë nga sulmuesi i Liverpoolit por ndalet nga tërthorësja, fat i madh për Leicester Cityn. 

Image

Portieri Kasper Schmeichel

Kur nuk shënon në minutën e 16-të edhe pëson në vazhdim të takimit! 

Në minutën e 59-të, Liverpooli pëson shok, ndërsa në festë stadiumi “King Power” në Leicester. 

Image

Leicester City

Futbollisti Ademola Lookman shënon për fitoren e madhe të Leicester Cityt. 

Liverpool është në vend të dytë me 41 pikë e ka 6 me pak se lideri Manchester City, ndërsa Leicester City është i nënti me 25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat