Futbollisti më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Emir Sahiti është futbollisti që po vlerësohet shumë edhe në Kroaci, ku mbron ngjyrat e Hajduk Splitit, shkruan Insporti.
U publikua me titullin ‘Emir Sahiti 2021 – dribluesi më i mirë në ligën kroate, ku shihet duke shënuar e dribluar.
Sahiti është një sulmues versatil anësor, i cili ka bërë 18 paraqitje për Hajdukun këtë sezon, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime në të gjitha garat.
Ditën e djeshme, Sahiti nënshkroi shkresën nëpërmjet të cilës do t’i nënshtrohet dokumentacionit të nevojshëm për paraqitje në fanellën e ‘Dardanëve’.