“Citizens” do ta vizitojnë Brentfordin, kurse “Blues” i bëjnë konak Brightonit
Manchester City dhe Chelsea do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’i zhvilluar ndeshjet e xhiros së 20-të.
Dy ekipet do ta synojnë shkëputjen nga Liverpooli, i cili dështoi mbrëmë duke u mposhtur nga Leicester City.
Kampioni aktual anglez i ka gjashtë pikë më shumë se “Reds” dhe “Blues”.
Prandaj, sonte me një fitore eventuale do ta thellonte distancën, sidomos ndaj Liverpoolit.
Ekipi i Pep Guardiolës është në formë kulmore dhe është favorit për ta fituar lojën.
Sidoqoftë, Brentfordi do të mundohet ta nxjerrë së paku një barazim në shtëpi.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:15.