Leeds gjen mënyrën për të bërë bamirësi

Futboll

Leeds gjen mënyrën për të bërë bamirësi

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:00
Leeds gjen mënyrën për të bërë bamirësi

Mes shumë ndeshjeve të anuluara në Premier League së fundmi si pasojë e infektimeve masive me variantin e ri të COVID, Omicron, ishte edhe sfida mes Leeds United dhe Aston Villa-s. Në radhët e vendasve kishte shumë të infektuar dhe në këtë formë ishte e pamundur që takimi të luhej në kushte normale.

Megjithatë, duke qenë se nuk do të ketë sërish mundësinë për të zbritur në fushë për këtë vit dhe për të organizuar diçka speciale, klubi i Leeds United ia ka dalë të gjejë një mënyrë shumë të veçantë për të lumturuar njerëzit në nevojë, sidomos ata të pastrehët.

Së bashku me disa organizata dhe tifozë të tyre, klubi i Leeds ka dhuruar për të pastrehët të gjithë ushqimin që ishte parashikuar të konsumohej nga lojtarët dhe fansat në stadium, para dhe pas ndeshjes me Aston Villa.

Sigurisht, bashkëpunimi me shumë organizata ka bërë që sasia e ushqimit të ishte në nivele të larta, ndërsa bëhet fjalë për biftekë, pulë, vezë, djathë, perime, sallatë apo edhe fruta. Një gjest vërtet për t’u vlerësuar për të sjellë gëzim në këtë fundvit edhe te njerëzit më në nevojë të shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat