Kupa e Afrikës po afron dhe kombëtaret po bëhen gati për eventin më të madh në kontinent. Megjithatë një lajm ka shkaktuar humor nëpër mediat e ndryshme.
Presidenti i përkohshëm i Guinesë, Kolonel Mamadi Dumbuja i ka vënë një kusht shumë të rreptë kombëtares së futbollit.
“Fitoni kupën ose do të rimbulsoni paratë që janë investuar për ju”, i tha ekipit përpara se të niseshin.
Tani lojtarët kanë një arsye më shumë për të dhënë një paraqitje sa më të mirë në këtë kompeticion. Në të kundërt duhet t’i tundin mirë xhepat.