Kukësi prezanton kapitenin me stadiumin e ri

Futboll

Kukësi prezanton kapitenin me stadiumin e ri

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:59
Kukësi prezanton kapitenin me stadiumin e ri

Kukësi përgatitet që viti 2022 t’i gjejë në shtëpinë e tyre të re, “Kukës Arena” dhe pas shumë kohësh të ndjejnë ngrohtësinë e publikut të tyre. Së fundmi, për të vizituar stadiumin ka qenë kapiteni i verilindorëve, Gjelbrim Taipi.

Mesfushori në një prononcim për mediet është shprehur se stadiumi i është dukur fantastik, ndërsa nuk nguron të flaës edhe për merkaton duke theksuar se skuadra mund të ketë nevojë për një mbrojtës apo sulmues.

Prononcimi i Taipit:  “Vizita në Kukës? Sot vizitova qytetin e Kukësit sepse do të jetë shtëpia jonë. Ishte një stadium fantastik, me kushte Europiane dhe me një fushë shumë të mirë. Normalisht përderisa derdhim djersë për Kukësin, e ndjejmë veten kuksian sepse duhet të kontribuojmë për këtë qytet.

Festat? Janë shumë familje që kanë nevojë dhe me organizimin e shumë futbollistëve kemi bërë dhurata disa pako ushqimore. Këtë nuk po e them për të treguar se çfarë kemi bërë ne, por për t’iu thënë edhe atyre që kanë mundësi, të ndihmojnë.

Uroj që në vitin 2022 të kthehemi në Kukës dhe të njihemi edhe më tepër me qytetin.

Objektivi? Faza e dytë nuk ka mbaruar akoma. Kemi 28 pikë dhe normalisht ka vend për afrime dhe janë të mirëseardhur. Merret drejtori Pero Pejiç. Ndoshta kemi nevojë për ndonjë mbrojtës apo sulmues dhe presim krahapur kushdo vjen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat