Mikel Arteta mungon në ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Futboll

Mikel Arteta mungon në ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:07
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjen me Manchester Cityn në ditën e Vitit të Ri.

Arteta ishte figura e parë e madhe e Premierligës që rezultoi pozitive për COVID-19 në mars të vitit 2020, gjë që çoi në shtyrjen e ndeshjes së Arsenalit me Manchester City në “Emirates Stadium” në atë kohë.

Skuadra nga Londra veriore ka fituar katër ndeshjet e fundit në Premier League, duke përfshirë fitoren 5-0 ndaj Norëich Cityt në Boxing Day.

“Mikel Arteta do të humbasë ndeshjen tonë kundër Manchester Cityt në ditën e Vitit të Ri pasi doli pozitiv për COVID-19”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Arsenali.

"Mikel është izoluar në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe ne i urojmë atij shërim të shpehtë", vazhdon deklarata.

City, ku Arteta më parë shërbeu si ndihmës trajner i Pep Guardiolës përpara se të transferohej te “Gunners” në vitin 2019, ka fituar nëntë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat