Matthias Ginter do të largohet nga Borussia Monchengladbach në fund të sezonit dhe nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon më 30 qershor 2022.
Mbrojtësi gjerman, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ka lajmëruar vendimin e tij:
“Pas një seri negociatash, kam vendosur të mos e rinovoj kontratën që skadon në verë. Pas pesë vitesh te Borussia Monchengladbach, është shumë e vështirë për mua ta bëj këtë hap, por kam vendosur të marr një tjetër rrugë në karrierën time për rritje personale dhe profesionale”, ka shkruar lojtari.
Për 27-vjeçarin interesohet prej kohësh Inter-i dhe ky mesazh mund të jetë konfirmimi se diçka ka lëvizur. Mund të ketë edhe disa kontakte për të realizuar goditjen e merkatos, nëse jo në janar, në merkaton e verës.