Dinamo u rikthye pas shumë kohësh në elitën e futbollit shqiptar

Futboll

Dinamo u rikthye pas shumë kohësh në elitën e futbollit shqiptar

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:08
Dinamo u rikthye pas shumë kohësh në elitën e futbollit shqiptar

Dinamo u rikthye pas shumë kohësh në elitën e futbollit shqiptar. 

Investimet e drejtuesve të klubit krijuan përshtypjen se blutë do të luftonin menjëherë për titullin kampion.

Megjithatë, pritshmëritë e ekipit të drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi nuk u përmbushën në fushë dhe kryeqytetasit e mbyllën vitin 2021 në vendin e tetë me vetëm 15 pikë pas 15 javëve kampionat.

Gjithsesi, në klub ka besim se situata do të ndryshojë në vitin 2022 dhe së fundmi në një drekë festive të organizuar nga presidenti Agim Bardhi, është premtuar se skuadra do të rikthehet shumë shpejt në nivelet e larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat