Koronavirusi mbërrin edhe te skuadra e Torinos, ku kanë rezultuar pozitiv dy persona.
Një lojtar dhe një pjestar i stafit të ekipit granata janë infektuar ndonëse kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi torinez me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa njoftojnë se të dy janë vetë-izoluar në banesat e tyre në respekt të protokollit antiCOVID.
COVID-19 është përhapur me shpejtësi të madhe në ditët e fundit ku edhe në futboll nuk mungojnë infektimet.