Plas COVID-i te skuadra e Lionit, ku kanë rezultuar pozitiv plot shtatë lojtarë.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe” lojtarët janë infektuar gjatë festës së Krishtlindjes dhe ende nuk janë bërë publik emrat.
Përveç ish-fantazistit të Milanit, Lukas Paketa i cili thuhet se është pozitiv me SARS-COV-2 dhe ndodhet i bllokuar në Dubai. Klubi francez është duke gjetur çdo mënyrë të mundshme për ta risjellë në skuadër.
Një situatë e jashtëzakonshme kjo për skuadrat europiane ku po përjetojnë një rritje të frikshme të të prekurve me virusin e tmerrshëm.