Bajerni i Mynihut është futur në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit të qendrës, Matijas de Ligt, i cili është pranë largimit nga Juventusi.
Holandezi është pëlqyer nga bavarezët që nga koha kur ishte tek Ajaksi, por atëherë vendosi të shkojë në Itali.
Juvja nuk do të kërkojë më pak se 70 milionë euro për lojtarin dhe gjermanët mund të bëjnë një sforco duke parë dhe sjelljen e Niklas Zyle për sa i përket rinovimit në Mynih.
Ardhja e De Ligt do të krijonte një mbrojtje të hekurt në skuadrën e Nagelsmanit që në atë repart ka dhe lojtarë të tjerë si Dajot Upameçano dhe Lukas Hernandez.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse holandezi do të zgjedhë Bundesligën apo ndonjë kampionat tjetër.