Një tjetër titullar do largohet nga M’Gladbach

Futboll

Një tjetër titullar do largohet nga M’Gladbach

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:32
Një tjetër titullar do largohet nga M’Gladbach

M’Gladbach do të humbasë në fund të sezonit një tjetër lojtar me parametra zero. Pas Matthias Ginter që u shpreh se nuk do rinovonte kontratën për t’u larguar në verë si lojtar i lirë (është drejt kalimit tek Interi), nga klubi gjerman do të largohet edhe Denis Zakaria.

Lojtari zviceran ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach dhe ia ka bërë të qartë drejtuesve vendimin për t’u larguar nga ekipi ku luan prej korrikut të vitit 2017.

Klubi gjerman ka bërë publik vendimin e lojtarit, duke njoftuar fansat për largimin e 25-vjeçarit në fund të sezonit. Zakaria luan si mesfushor shkatërrues, por mund të bëjë edhe rolin e qendërmbrojtësit.

Lojtari i Zvicrës (40 ndeshje dhe 3 gola) pëlqehet shumë nga Juventusi dhe Roma në Serie A, Dortmundi do tentojë ta mbajë në Bundesliga, por nuk mungon as interesimi nga disa klube të Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat