Barcelona synon një tjetër titullar të Juventusit

Futboll

Barcelona synon një tjetër titullar të Juventusit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
Barcelona synon një tjetër titullar të Juventusit

Matthijs De Ligt mund të mos jetë lojtari i vetëm i Juventusit që pritet të transferohet te Barcelona. Mbrojtësi holandez ka një klauzolë që e lidh me katanalasit, të cilët mund ta blejnë për vetëm 75 milionë euro, 50 milionë më pak se klubet e tjera.

Xavi pret përforcime dhe i pëlqen një tjetër futbollist i skuadrës së Max Allegrit. Ai është Alvaro Morata, të cilin trajneri e konsideron si qendërsulmuesin e duhur për ekipin e tij.

AS shkruan se Xavi ka kontaktuar personalisht sulmuesin spanjoll dhe ia ka dalë ta bindë që të pranojë transferimin në “Camp Nou”, duke shfrytëzuar edhe faktin që Morata nuk po kalon një moment të mirë në Serie A.

29-vjeçari është bindur nga fakti që do të jetë në qendër të projektit të Barcelonës dhe ka vendosur të ulë rrogën e tij për t’u transferuar nën urdhrat e Xavit që merkaton e janarit.

Tani duhet gjendur marrëveshja me Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës zotërojnë kartonin e Moratës, të cilin e lënë të lirë për 40 milionë euro, ndërsa Juventusi po mendon ta zëvendësojë lojtarin iberik me polakun Milik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat