Vazhdojnë të shtohen lojtarët e infektuar me koronavirus te Barcelona. Pjesëtarët e klubit katalanas u janë nënshtruar tamponëve të radhës dhe përgjigja ka konfirmuar pozitivitetin e tre prej tyre.
Sergino Dest, Philippe Coutinho dhe Abde Ezzalzouli janë infektuar me Covid-19 dhe kanë filluar menjëherë karantinën, duke u izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Shifra e të prekurve nga pandemia ka shkuar në 10 te Barcelona. Pak ditë më parë rezultuan pozitivë lojtarë si Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alex Balde, ndërsa dje dolën pozitivë Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe Gavi.
Situata e krijuar ka bërë me dhimbje koke trajnerin Xavi, i cili duhet të përgatisë ndeshjen jashtë fushe me Mallorcan (2 janar) duke llogaritur mungesat e shumta.