Legjenda e futbollit, Fadil Muriqi, i njohur si Maradona i Kosovës, befason të gjithë me gruan e tij.
Ai dje me gruan e tij ka festuar 3 dekada e gjysmë që janë bashkë.
“35 Vite te lumtura së bashku”, shkruan Muriqi në profilin e tij në facebook.
Muriqi i takon gjeneratës artë të Prishtinës, pesë vite garuan në ligën e parë ish jugosllave, pastaj karrierën e kishte vazhduar në Rijekë.
Ai sot jeton në Australinë e largët por gjithnjë me mendje në Kosovë. Ndryshe ishte tandem me të ndjerin Fadil Vokrri në gjeneratën e artë.
Ndërsa vëllai i tij Xhevdet Muriqi, ka qenë prej mbrojtësve më të mirë në vitet e 80-ta, me sukses luajti në petkun e Prishtinës.