Roma dhe Juventusi kanë pezulluar shitjet e biletave për tre ndeshjet e ardhshme në shtëpi, pas kufizimeve për praninë e tifozëve brenda stadiumeve.
Stadiumet në Serinë A do të kthehen në kapacitetin 50% nga janari, me Qeverinë italiane që do të marrë masa pasi pothuajse 100,000 teste të reja pozitive u konfirmuan të mërkurën.
“Klubi dëshiron të informojë tifozët se derisa po pret detaje të mëtejshme mbi vendimin për të reduktuar kufizimet e stadiumeve në Itali në vetëm 50% të kapacitetit, shitja e biletave për ndeshjet kundër Juventusit, Cagliarit dhe Lecce-s janë pezulluar”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra e Romës.
“Informacione të mëtejshme dhe përditësime mbi procedurat e hyrjes për ndeshjet e ardhshme në “Stadio Olimpico” do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet më tutje në deklaratë.
Roma rikthehet në fushë më 6 janar në “San Siro” kundër Milanit. Pastaj i zhvillon tri ndeshje në shtëpi: kundër Juventusit dhe Cagliarit në Serie A dhe Lecce në Kupën e Italisë.
Juventusi gjithashtu ka pezulluar shitjet e biletave për tre ndeshjet e ardhshme në shtëpi kundër Napolit dhe Udineses në Serie A dhe Sampdorias në Kupën e Italisë..