Mbrojtësi i njohur, Visar Berisha ka njoftuar largimin nga FC Ballkani.
Berisha dje tha se nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Suhareka.
Ai ka njoftuar se nga janari do të bisedojë me klube, pasi deri më 31 dhjetor ka kontratë me Ballkanin.
Megjithatë, burime të GazetaBlic Sport mësojnë se ai mund të jetë një futbollist i skuadrës së Lirisë nga Prizreni.
Burime të tilla kanë treguar poashtu se palët do të takohen dhe mund të ketë një përfundim të shpejtë të marrëveshjes.
Skuadra nga Prizreni po tenton të përforcohet me futbollistë eminentë, për më tepër edhe për faktin se tashmë ka një trajner të ri, Granit Begollin.