Sulmuesi spanjoll është i gatshëm të largohet nga Juventusi qysh në janar për t’u transferuar në “Camp Nou”
Alvaro Morata është i gatshëm të largohet nga Juventusi qysh në janar.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.
Menaxheri i lojtarit, Juanma Lopez ka folur tashmë me trajnerin Xavi Hernandez.
Ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat dhe Atletico Madridit nuk është i kënaqur me eksperiencën në Torino.
Dhe, ai do të shkonte në Barcelonë me sy mbyllur.
Mbi të gjitha pasi trajneri Xavi i ka premtuar atij se nuk do të qëndrojë në “Camp Nou” vetëm gjashtë muaj, por për një periudhë afatgjate.
Pa dyshim, tifozët e Realit nuk do ta prisnin aspak mirë transferimin e Moratas tek rivali i tyre i përbetuar.