Pas Anglisë, COVID po kthehet në një shqetësim dhe në Spanjë. Pesë të infektuar janë raportuar në ekipin e Atletico Madrid. Trajneri Diego Simeone, kapiteni Koke, mesfushori Hector Herrera dhe sulmuesit Antoine Griezmann dhe Joao Felix janë infektuar nga virusi dhe nuk do të jenë me ekipin deri në momentin që të jenë shëruar plotësisht. Sipas njoftimit të klubit të gjithë të prekurit janë futur në izolim, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka probleme serioze.
Situata nuk duket e mirë as te Barcelona, ku është rritur numri i të prekurve me coronavirus.
Barcelona njoftoi se Philippe Coutinho, Sergino Dest dhe Ez Abde janë lojtarët që i shtohen listës së gjatë të të infektuarëve, pasi më herët është njoftuar se dhe Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Gavi, Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alejandro Balde.
Plot 12 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID dhe tek Real Madrid në ditët e fundit, duke nisur nga Thibaut Courtois, Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Vinicius Jr, Luka Modric, Rodrygo, Marco Asensio, Gareth Bale, Marcelo, Andriy Lunin, Isco dhe David Alaba.
NJë situatë tepër e ngarkuar për skuadrat spanjolle, çka i ka vënë në vështirësi serioze stafet tkenike, që janë detyruar të pasurojnë organikën e tyre dhe me lojtarë nga moshat, për të plotësuar numrin e lojtarëve të gatshëm për ndeshjet e La Liga-s. Situata në Spanjë nuk është aspak e mirë dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë rishikim të masave, që mund të prekin dhe botën e futbollit.