Një ditë më parë u trumbetua një lajm për shitjen e Interit te fondi arab PIF, që së fundmi ka bërë të vetin anglezët e Newcastle.
Mes të tjerash thuhej se marrëveshja është arritur dhe se këto ditë do të vinte edhe firmosja e dokumenteve, ndërsa grupi Suning do të përfitonte 1 miliard dollarë.
Gazzetta Dello Sport ndërkohë raporton se presidenti Steven Zhang e ka hedhur poshtë diçka të tillë.
Ai do të zbarkojë në Milano më 6 janar, për të parë më pas finalen e Superkupës kundër Juventusit më 12 janar..