Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infatino ka shprehur urimet e tija për gjithë futbolldashësit në prag të Vitit të Ri. Gjithashtu ai ka shprehur dhe objektivat e organizatës.
“Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2022. Viti i Botërorit. Fokusi ynë do të jetë Botërori në Katar.
Ne do të vazhdojmë të përkushtohemi për të gjithë futbolldashësit siç kemi bërë dhe në periudhën e pandemisë.
Do ta bëjmë futbollin global duke shtrirë influencën tek të rinjtë dhe nëpër shoqëri të ndryshme. 2022-shi do të jetë një vit special
Botërori në Katar do të jetë i veçantë sepse do të luhet në muajt Nëntor dhe Dhjetor, një risi për këtë kompeticion".