Menaxherët e mbrojtësit të Barcelona-s, Sergino Dest, kanë pranuar se kanë marrë shumë oferta për klientin e tyre.
Në sezonin e tij të dytë me Barçën, ish-lojtari i Ajax-it duket se ka tërhequr vëmendjen e Chelsea-t dhe Bayern Munich.
“Ai ka shumë oferta, edhe në verë kemi patur shumë të tilla. Por trajneri i tij në atë kohë, Ronald Koeman, donte ta mbante në skuadër. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë.
“Një gjë është e qartë: një lojtar si Sergino Dest nuk do mbetet pa alternativa”.