Agim Ademi: FFK-në e kam marrë pa prona, ishim me qira, me ardhjen time sot e kemi pronën tonë

Futboll

Agim Ademi: FFK-në e kam marrë pa prona, ishim me qira, me ardhjen time sot e kemi pronën tonë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Agim Ademi

Futbolli në Kosovë ka pasur peripecitë e veta në vitin 2021, sidomos përballja me pandeminë si çdo shtet tjetër në botë.

Federata e Futbollit e Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi, kanë bërë disa lëvizje interesante në arenën ndërkombëtare. E para, u Implementua teknologjinë VAR në Kosovë.

E dyta, falë angazhimit të madh të Ademit dhe lojërave e rezultateve të mira të skuadrave tona në Kupat Evropiane, Kosova nga viti 2022 do të përfaqësohet me katër skuadra në Kupat Evropiane.

Image

Agim Ademi

Ademi në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, flet për  peripecitë që u ballafaquan dhe për të arriturat e vitit 2021.

“Bota sot”: Z. President, po ikën një vit mjaft i vështirë për të gjithë. Si ishte futbolli i Kosovës gjatë vitit 2021?

Agim Ademi:  2021 ishte me të vërtetë vit i vështirë sigurisht për shkak të pandemisë dhe masave të marra të cilat ndikuan keq në futboll dhe si rrjedhojë nuk patëm as rezultate të mira veçanërisht në ekipet nacionale, por në anën tjetër ishte vit i suksesshëm në aspektin organizativ, të infrastrukturës, të edukimit etj.

“Bota sot”: Ju arritët të instaloni sistemin VAR të parët në rajon, Sa ishte e vështirë kjo dhe sa u ndihmoi kjo klubeve dhe gjyqtarëve

Agim Ademi: Implementimi i VAR-it nuk ka qenë i lehtë sepse nuk kemi pas njohuri për të, por falë punës së madhe nga ekipi që është përzgjedhë, kemi arritur që në kohë rekord ta realizojmë atë. Kjo teknologji sigurisht se i ka ndihmuar klubet dhe gjyqtarët, sidomos këta të fundit, pasi me VAR mundësia për të gjykuar gabim është më e vogël. Andaj, ata duhet ta shfrytëzojnë sa ma shumë VAR-in dhe shpresoj se me të do të jenë më të kujdesshëm dhe më të drejtë për vendimet që i marrin.

Image

“Bota sot”: Cila është gjendja financiare e klubeve dhe sa arritët ju të i ndihmoni, kur kihet parasysh edhe Pandeminë Covid -19?

Agim Ademi: Për shkak të COVID-19 gjendja financiare e klubeve normalisht ka qenë e rëndë dhe jo vetëm për klubet por edhe për bizneset që i financojnë dhe investojnë në to dhe unë i përgëzoj dhe falënderoj të gjithë ata të cilët u kanë qëndrua afër klubeve në këto kohë të vështira. Ne me aq sa kemi pas mundësi i kemi ndihmuar dhe do ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen, aq sa na lejon formati i FIFA-s dhe UEFA-s por edhe nga mjetet e sponsorëve tanë.

Ndihma jonë ndoshta nuk ka qenë e mjaftueshme por jemi munduar që sadopak t’ua lehtësojmë punën. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e garave.

“Bota sot”: Ju tash gati për të gjitha Ligat keni arritur të siguroni sponsor. Sa ishte e vështirë kjo dhe sa ka interesim të individëve dhe kompanive për të investuar në futbollin e Kosovës
Agim Ademi:  
Për këtë fakt jam shumë i lumtur pasi përkundër pandemisë dhe situatës jo të mirë ne kemi arritur të bëjmë marrëveshje me sponsorët tanë tashmë. Unë jam krenar për besimin që e kanë pas tek ne dhe mënyrën se si janë qasur dhe janë bërë partner të FFK-së, dhe do të mundohem që edhe unë ta trajtoj në mënyrën më të mirë çështjen e sponsorëve.

Për mua është privilegj por dhe përgjegjësi po ashtu. Ne jemi duke biseduar edhe me kompani tjera dhe sponsor të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë me FFK-në. 

“Bota sot”: A mund të na thoni me sa prona e keni marrë drejtimin e FFK-së dhe si është gjendja sot?
Agim Ademi:
Në fakt drejtimin e FFK-së e kam marrë pa prona dhe në këtë objekt ku sot jemi dikur ishim me qira, ndërsa me ardhjen time e kemi bërë pronë të FFK-së, pastaj Kampi Nacional në Hajvali dhe disa pjesë të tjera të cilat nuk i kemi vlerësua ende, por janë komisionet e vlerësimit që e bëjnë atë punë. Vlen të theksohet se FFK është në një pronë stabile por edhe të kushtueshme.

“Bota sot”: A mund të na thoni me sa prona e keni marrë drejtimin e FFK-së dhe si është gjendja sot
Agim Ademi:
Për vitin 2022 sigurisht qëe kemi rritur buxhetin, megjithatë të ardhurat tona varen edhe nga buxhetii UEFA-s, i cili pritet të miratohetnë muajin shkurt.

Ne i kemi dorëzur të gjitha kërkesat lidhur me planifikimet tona dhe presim përgjigje pozitive. Unë i falënderoj të gjitha palët të cilat na e mundësojnë zhvillimin e futbollit në Kosovë duke përfshirë këtu edhe sponsorët tanë.

“Bota sot”: Cilat janë planet dhe prioritet e juaja dhe të FFK-së për Vitin 2022?
Agim Ademi:
Planet tona janë të shumta, duhet përfunduar gjithçka që është nisur këtë vit. Ne kemi një projekt shumë interesant dhe të rëndësishëm për futbollin, me të cilin kemi aplikuar në UEFA për miratim. Unë besoj se për 4 vitet e ardhshme, FFK do të jetë e përmbushur në aspektin e infrastrukturës, edukimit, bazës materiale dhe do të jetë një federatë stabile me organet e veta siç i ka hije dhe siç janë të gjitha federatat anëtare të UEFA-s.

“Bota sot”: Cili është mesazhi i juaj për klubet, trajnerët, futbollistët e futbolldashësit?
Agim Ademi:
Uroj që të gjithë futbollistët të kenë shëndet të mirë, sigurisht që të mos kenë lëndime, sa ma shumë ekonomi për klubet, sa më shumë punë për trajnerët, uroj që tifozët të kthehen sa më shpejt në stadiume, shpresoj që ministria t’i përfundoj stadiumet që i ka në plan dhe uroj vit të ri të mbarë për të gjithë komunitetin sportivë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat