Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka folur në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, ku i është rikthyer edhe njëherë çështjes së largimit të Donarumës nga Milani ku u transferua te PSG-ja me parametra zero, duke thënë se gardiani i parizienëve zgjodhi paratë që në start:
“Donaruma është një person i mirë. Mendoj se në një botë ideale motivacioni unik i një futbollisti duhet të jetë pasioni.
Por nëse qëllimi yt është të marrësh një shpërblim social dhe para që në start për t’i dhënë familjes, e cila shtrëngoi rripat për ju në vitet e fëmijërisë suaj, edhe ky është motivim.
Për të arritur rezultate të caktuara dhe një status të caktuar si lojtar, motivimet sportive janë thelbësore.
Mund të ndodhë që nevojat e një lojtari të mos kombinohen me ato të një klubi. Ka nga ata që arrijnë të presin, dhe nga ata që nguten. Nuk më takon mua të gjykoj disa zgjedhje.”, përfundoi Maldini.