Olainka merr lajmin e madh

Futboll

Olainka merr lajmin e madh

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:30
Olainka merr lajmin e madh

Olainka merr lajmin e madh, thirret nga Nigeria për Kupën e Afrikës!

Dikur shkëlqente me fanellën e Skënderbeut në kampionat dhe në kupat e Europës, sot Piter Olanika merr ftesë nga kombëtarja e Nigerisë për të qenë në Kupën e Afrikës.

Një lajm i madh ky për 26-vjeçarin i cili ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon me fanellën e Slavias së Pragës. Gjatë këtij sezoni nigeriani është aktivizuar në kampionat me Slavian në 14 ndeshje ku ka mundur të realizojë 4 gola dhe të dhurojë dy asist.

Gjatë karrierës së tij Olainka përveç Skënderbeut dhe Slavia Pragës ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellat e Bylisit, Gentit, Zultes dhe Dukla Pragë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat