Agjenti i Ronaldos hedh poshtë zërat për një pakënaqësi të sulmuesit!
Cristiano Ronaldo u kthye te goli me Manchester United mbrëmjen e së enjtes teksa ndihmoi skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Burnley.
Së fundmi, atmosfera rreth portugezit ka qenë disi e zymtë pasi performancat nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive, megjithatë agjenti i CR7, Jorge Mendes thekson se portugezi është i lumtur në klub ndërsa shprehet i sigurt se ai do të bëjë një sezon të madh ashtu siç bën zakonisht.
“Ronaldo është shumë i lumtur te Manchester United, ai do të vazhdojë me performancat e tij të mira ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë karrierës së tij. Do të jetë një sezon shumë i mirë për të, jam i bindur”, u shpreh Mendez.