Portieri kroat Ivo Grbiq ka qenë i ftuar të dielën në emisionin Sport, i cili ka zbuluar një detaj për ish-bashkëlojtarin e tij Lirim Kastrati.
Grbiq dhe Kastrati kanë luajtur së bashku në Lokomotiva para se Kastrati të largohej te Dinamo në shkurt të vitit 2020.
“I bleu plakut dhe vetes një veturë për 200 mijë euro pasi nënshkroi në Dinamo.
Klubi i uli rrogat 30 për qind dhe mbeti pa paguar qiranë – nuk është gënjeshtër”, ka thënë Grbiq.
Kastrati u largua nga Dinamo këtë verë dhe kaloi te Legia e Varshavës.