Juventus ka shansin për të pranuar shkëmbimin e mundshëm të sulmuesit Dejan Kulusevski me atë të Manchester Unitedit, Anthony Martial në afatin kalimtar të janarit.
Martial ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq” shkaku që humbi pozitën e titullarit.
Sevilla ka qenë favoriti për nënshkrimin me francezin, por raportohet se një ofertë huazimi është refuzuar nga Man United këtë vit.
Sipas Calciomercato, Juventus është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për Martial dhe kanë mundësinë ta marrin qendërsulmuesin në shkëmbim për Kulusevskin.
Raporti shton se Kulusevski do huazohet deri në fund të sezonit, derisa Martial do kompletojë transferimin te skuadra italiane.
Man United është duke provuar të kompletojë marrëveshjen me suedezin, i cili kërkohet edhe nga dy rivalët, Arsenal dhe Tottenham.
Kulusevski ende nuk ka shënuar në 16 paraqitje këtë edicion në Seria A, derisa Martial ka gjetur vetëm një herë rrjetën në 10 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me Unitedin.